Site icon PORTALB

Zaev tregon se kur do të formohet qeveria e re

Zoran Zaev

Zoran Zaev

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot nga Sarajeva paralajmëroi se Qeveria e re e Maqedonisë do të formohet në mars, njofton Portalb.mk.

“LSDM dhe partitë politike shqiptare janë marrë vesh për pikat kryesore për t’u formuar Qeveria në mars. Tani duhet patjetër që të merremi vesh për ndarjen e ministrave dhe për platformën reformuese të Qeverisë së ardhshme”, ka thënë sot Zaev, nga Sarajeva.

Zaev sot ishte i ftuar në seancë në lidhje me rastin “Ryshfeti”, megjithatë ai nuk u paraqitu, pasi që siç tha avokati i tij, sot në Sarajevë ka shkuar që ta pranojë çmimin për “kryetari më i mirë i komunës në Evropën Juglindore”.

Exit mobile version