Janë disa shprehje të cilat neve femrave nuk na pëlqejne kur i thoni, ndoshta edhe na krijojnë tension. Po ju paraqesim disa shprehje të cilat nuk preferohet t’i përdorni tek femrat.
- “Je e ëmbël!” Mjafton të më thuash se jam tërheqëse dhe me stil! Secila ka nevojë për një kompliment të tillë! Ti thuash ndonjë femre “e ëmbël” thjeshtë paraqet një mbiemër që i dedikohet ndonjë fëmije të mikut tuaj që nuk dini çfarë ti thuani apo maces suaj.
- “Ke një fytyrë shumë të bukur.” Kjo mund të kapë shumë larg, psh. mund të nënkuptojë se nuk ke trup për tu lavdëruar kështuqë precizimi bëhet vetëm tek fytyra.
- “Pse nuk jeni duke qeshur?” Kjo mund të ndodhë sepse jam duke kërkuar celularin tim apo duke shkruar ndonjë email. A duhet patjetër të buzëqesh gjatë gjithë kohës, madje edhe kur jam duke shikuar murin?
- “Ajo duhet të jetë e mirë që të marrë pijet falas.” Po, është vërtetë shumë mirë kur njerëzit më paguajnë pije. Është gjithashtu mirë kur ke paratë e tua dhe mund të pini çfarëdo që dëshironi, sepse jeni femër e pavarur e cila ka kontrollin në duart e saj.
- Pasi të porositni një sallatë: “A e shihni peshën tuaj?” Në fakt, unë thjeshtë nuk kam ngrënë sallatë jeshile në pesë ditët e fundit për shkak të konsumit të vetëm të makaronave dhe gjalpit, dhe thjeshtë mendova se do të ishte ide e mirë të ha diçka që rritet në tokë dhe është e shëndetshme.
- “Keni humbur peshë.” Po, ndoshta. Ose ndoshta kam qenë e sëmurë apo ka humbur oreksin sepse diçka e tmerrshme ka ndodhur në mua. Dhe, ndoshta është më mirë që pesha ime mos të komentohet fare.
- “A ndjeheni mirë? Dukeni e lodhur.” Ndjeheni pak më keq kur dikush ju thotë se dukeni të lodhur. Kjo do të thotë se nuk jeni në moshë 21 vjeçre më.
- “A keni ushtruar së fundmi?” Unë supozoj se kjo do të thotë se herën e fundit që ju kam parë keni qenë e deformuar dhe më e plotë. Faleminderit për vrojtimin e thellë!
- “Ngjani sikur…(ndonjë figure publike apo e famshme).” Pra, nëse jeni të dehur apo keni humbur syzet tuaja, të gjitha brunet duken të njejta, kjo është e sigurtë.
- “Keni ndryshuar flokët.” Përkthimi: ”E shoh se keni bërë një prerje flokësh, por nuk më pëlqen mjaftueshëm që t’ua precizoj se më pëlqen prerja juaj e re.”
- “Jeni beqare sepse jeni lidhur me djem të gabuar.” E di. Më besoni, e di plotësisht se është ashtu.
- “Kjo veshje është paksa më ndryshe.” Unë e kuptoj se ndjenja ime ndaj modes mund të shkojë përtej të kuptuarit tuaj, por nëqoftëse komentoni për veshjen time pa më komplimentuar, ndoshta është më mirë të mos flisni fare.
- Pasi jeni kthyer nga pushimi tropikal dhe dikush ju thotë: “Nuk dukeni e rrezitur.” Po, ndoshta nuk dukem portokalli nga ngjyra e marrë, apo edhe më keq të bëhem si copë lëkure e zezë për një kohë të shkurtë.
- “Mos u shqetësoni, do të gjeni mashkullin e duhur pasi të ndaloni së kërkuari.” Thjeshtë më bën të ndihem më mirë kur vazhdoj së kërkuari. Gjithkush kërkon fatin e tyre edhepse themi se ndalojmë së kërkuari. Ata thjeshtë gjejnë pretekst se heqin dorë nga kërkimi sepse nuk duan të mbajnë mend momentet e hidhura nga përvojat paraprake.
- “E pra, mund ta heqësh atë nga trupi.” Ju e thuani këtë vetëm sepse mendoni se dukem qesharake në të dhe nuk keni guximin të ma thuani në sy.
- “Reagoni ashpër si një fishekzjarre!” Jeni mospërfillës! Thuani këtë ndonjë miku herën tjetër dhe do të shihni reagimin e tyre.
- “E bëtë më të mirën nga ju.” Në fakt, çfarë nëse nuk arrij të bëj më të mirën? Çka nëse ajo çfarë dua është konfirmim se nuk e kam bërë më të mirën dhe jam duke kërkuar këshilla vepruese aktuale rreth asaj se si të bëj më të mirën herën tjetër?
- “Çdo gjë ndodh për një arsye.” Jo, kjo nuk ndodh domosdoshmërisht. Çdo gjë ndodh për shkak se jeta nuk është e drejtë dhe nuk ka kuptim. Përveç kësaj, a mund t’ia thuani këtë ndokujt që ka humbur prindin, bashkëshorten apo fëmijën në ndonjë aksident të papritur? Në vend që të fajësoni botën, jepni ndonjë përqafim kur dikush është i mërzitur.