Site icon PORTALB

LSDM: Kemi vetëm “defaktorizim” të qeverisjes kriminale të VMRO-DPMNE

Selia e LSDM-së

Selia e LSDM-së

Qytetarët e Maqedonisë kanë votuar për konceptin e së përbashkëtës, kundrejt konceptin për ndarje dhe se ato tashmë kanë mbrojtur interesat e Maqedonisë, thuhet në kumtesën e LSDM-së pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevksi, se “LSDM dhe BDI duan të bëjnë “defatkorizim” të popullit maqedonas”, njofton Portalb.mk.

“Të gjithë qytetarët e dinë se Nikolla Gruevski i shfrytëzon forcat e fundit që t’ju shkaktojë dëm qytetarëve dhe shtetit të Maqedonisë, që të shpëtojë vetë personalisht. U pa se gjithçka çfarë ai tha ishte gënjeshtër. Nuk ka federalizim, as kantonizim edhe as ridefinim. Ka vetëm “defaktorizim” të qeverisjes kriminale të VMRO-DPMNE-së, e cila numëron orët e fundit të politikës së saj. Për këtë qeveria në ikje nuk është e qetë, kurse qytetarët janë rehat”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

LEXO: Gruevski: LSDM po defaktorizon maqedonasit

Exit mobile version