Për herë të parë në histori, në krye të agjencisë policore londineze, Scotland Yard, është zgjedhur një grua, shkruan top-channel, përcjell Portalb.mk.
Bëhet fjalë për Cressida Dick, 56 vjeç, që zëvendëson në këtë detyrë “sir” Bernard Hogan Howe, që ndodhet në prag të pensionit.
Dick ka mbajtur postin e shefes së seksionit të Antiterrorit në policinë metropolitane deri në vitin 2014, kur u zgjodh për një detyrë pranë Ministrisë së Jashtme.
Dick, e diplomuar në Oksford, u gjend në qendër të kritikave në korrik të vitit 2005, kur një grup nën urdhërat e saj vrau një emigrant brazilian të dyshuar si terrorist në metronë e Londrës.
Por kjo nuk e ndaloi oficeren të vazhdonte karrierën dhe sot ajo është shprehur entuziaste që do të kthehet të punojë sërish “me burrat dhe gratë e mrekullueshme të policisë”.