Site icon PORTALB

SPB Tetovë ngrit padi ndaj një personi

Një ekip i SPB-së Tetovë ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes

Sektori për punë të brendshme Tetovë ka ngritur padi kundër 42-vjeçarit R.M nga fshati Kamjanë, nën dyshimin se ka bërë veprën penale “kërcënim me mjet të rrezikshëm gjatë zënkës ose rrahjes”, njofton Portalb.mk.

Dje rreth orës 16:45, përderisa M.A ka qenë në punëtorin e tij, ka vërejtur se si makina “Volkswagen Pasat” po lëvizë në hapësirën e gjelbërt, të cilën e ka mirëmbajtur ai.

M.A ka sinjalizuar atë që të ndaloj, me ç’rast i denoncuari ka nxjerr armën dhe e ka kërcënuar atë.

Më pas ka pasuar zënka mes të dyve, ndërsa M.A ka arritur që të merr armën nga i denoncuari dhe e ka paraqitur atë në Stacionin Policor në Tetovë.

Exit mobile version