Site icon PORTALB

Bavaria ndaloi mbulimin e fytyrës me vel

Hixhab, shami

Qeveria e Bavarisë miratoi propozim ligj me të cilin ndalohet gratë tërësisht ta mbulojnë fytyrën me vel në vende publike.

“Mbulimi i fytyrës me vel do të ndalohet në shërbimet publike, në universitete, në shkolla, kopshte, në sektorin për siguri dhe rend publik dhe në zgjedhje”, njoftoi Qeveria.

Ministri i Punëve të Brendshme të Bavarisë tha se “gruaja myslimane e cila e mbulon fytyrën me vel vepron në kundërshtim me kulturën gjermane të komunikimit”.

Bavaria ishte pika e “parë” për hyrjen e qindra mijë refugjatëve dhe emigrantëve në Gjermani në vitin 2015. Kryeministri i Bavarisë Horst Zehofer është një nga kritikuesit më të zëshëm të politikës së dyerve të hapura për emigrantët, të zbatuar nga kancelarja Angela Merkel.

Exit mobile version