Në Haraqinë të Shkupit dje në ora 17.50 në një pompë të benzinës disa persona të maskuar dhe të pajisur më armë, kanë marrë qarkullimin ditor, njofton Policia e Maqedonisë, shkruan Portalb.mk.
Policia informoi se hajdutët me maskë në fytyrë dhe me armë i kanë kërkuar punëtorit i cili ka qenë në ndërrim paratë, dhe kanë ikur duke marrë me vete 180.000 denarë nga kasa e pompës së benzinës.
Janë ndërmarrë masa për zbulim të aktorëve të ngjarjes dhe për zbardhje të tërësishme të rastit.