Shkup, në një dërgesë me postë është gjetur hashash prej një kilogrami

Nëpunësit e doganës në aeroportin “Aleksandri i Madh” parandaluan tentim për futjen ilegale të një kilogrami hashash smola.

Siç njoftoi Drejtoria Doganore, më datën 18 të këtij muaji dogana në Aeroportin “Aleksandri i Madh” Shkup – sektorin për doganimin e mallrave, ka arritur dërgesë e dërguar nga Sllovenia, për pranuesin – person fizik nga Shkupi, në të cilën qëndron përshkrimi i mallit – Samples (1 copë) me vlerë prej 20 euro.

Gjatë kontrollit fizik të dërgesës, nga një nëpunës i doganës në prani të një përfaqësuesi të postës – transportues i dërgesës, është gjetur hashash smola – drogë narkotike, me peshë prej 1 kilogrami.

Drejtoria Doganore kundër të dyshuarit do të shtrojë padi penale deri tek Prokuroria Publike kompetente.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button