Site icon PORTALB

Ja kush janë përpiluesit e pyetjeve të testimit ekstern në Maqedoni

Testimi ekstern

Testimi ekstern

Testimi ekstern i cili po vazhdon të zbatohet në shkollat fillore dhe të mesme të cilit i nënshtrohen të gjithë nxënësit pa përjashtime, në disa lëndë të caktuara, shumë herë është cilësuar si i papërshtatshëm dhe i stërmbushur me gabime, njofton Portalb.mk. Përpiluesit e tij, sidomos ata shqiptarë janë ata që mbajnë përgjegjësi për gabimet dhe pyetjet e palogjikshme me të cilat po ballafaqohen tani më një kohë të gjatë nxënësit.

Pasi herën e kaluar Portalb.mk  ju sjelli kontrolluesit e testit, tani po ju sjellim përpiluesit e tij.

Portalb.mk  kërkoi nga Byroja për Zhvillim të Arsim informacione lidhur me përpiluesit dhe përkthyesit e pyetjeve të testimit ekstern dhe kjo është lista e tyre dhe institucionet të cilat kanë bërë përzgjedhjen e tyre:

Autorët e pyetjeve në lëndën e gjuhës shqipe janë:

Këshilltarë në Byronë për zhvillimin e arsimit

  1. Rajmonda Neziri
  2. Subi Ajro
  3. Nexhmedin Sulejmani

Bashkëpunëtorë të jashtëm:

  1. Naser Ramadani

Përkthyesit e pyetjeve nga gjuha maqedonase në atë shqiptare janë :

Këshilltarë në Byronë për zhvillimin e arsimit:

  1. Lumnie Ajdari
  2. Mivedete Mahmuti
  3. Ilir Memedi
  4. Abdilraman Memeti
  5. Bashkim Mislimi
  6. Musa Zuka

Lektorimin e pyetjeve në gjuhën shqipe e bëri këshilltarja e Byrosë, Lumnie Ajdari.

 

Mësimdhënësit disa herë e kundërshtuan këtë testim ekstern me vetë faktin që kishte pyetje të cilat nuk korrespondonin me njohurit dhe planprogramin me anë të të cilit ata zhvillojnë programin mësimor.

Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar, si në Shkup, ashtu edhe dega e Kumanovës disa herë u shprehen kundër testimit ekstern, madje kjo e fundit dërgoi ankesë në Ministrinë e Arsimit dhe shkencës (MASH), si dhe në Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), duke  theksuar se testimi nuk është forma e duhur e matjes së dijes së nxënësve si dhe punës së mësimdhënësve.

LEXO MË SHUMË:

Testimi ekstern, maturantët ankohen për gabime të shumta

 Testimi ekstern, sërish ankth për mësimdhënësit dhe nxënësit

 LSDM: Të hiqet testimi ekstern, të kthehet dinjiteti i arsimtarëve

Arsimtarët dhe nxënësit të pakënaqur: testimi ekstern nuk ka asgjë pozitive

Testimi ekstern sërish skandaloz, pyetje jo-logjike në kufi të talljes! (FOTO)

Testimi ekstern, arsimtarët nuk do të dënohen ata mund të largohen nga puna

Plenumi: Testimi ekstern është dështim total! (Foto)

Ja testimi ekstern për të cilën dënohen mësimdhënësit shqiptarë (FOTO)

Testimi ekstern sërish skandaloz!!

Dardhishta: Testimi ekstern ka gjasa të ketë manipulime të shumta

Exit mobile version