Site icon PORTALB

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën nga moti i keq në Afganistan

Ilustrim

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën nga moti i keq që e ka përfshirë Afganistanin në tre ditët e kaluara duke përfshirë edhe 25 barinj, të cilët rezultojnë të zhdukur, kumtoi sot Agjencia nacionale për katastrofa, transmeton MIA.

Mes të vdekurve janë edhe 11 persona, të cilëve u ka rënë çatia për shkak të shiut të fuqishëm.

Moti i keq e vështirëson dërgesën e ndihmës humanitare, sidomos në rajonet e largëta.

Exit mobile version