Site icon PORTALB

Jemen: Janë rrëmbyer 12 anëtarë të Këshillit norvegjez për refugjatë

Jemen

Kryengritësit në Jemen sot rrëmbyen 12 anëtarë të Këshillit norvegjez për refugjatë, të cilët punojnë në portin Hodeida në Detin e Kuq, kumtoi ministri jemenas i Vetëqeverisjes Lokale, Abdul Rakib Fat.

Anëtarët e Këshillit, të cilët janë shtetas të Jemenit, janë rrëmbyer të enjten për shkak të dyshimit se kanë marrë dhe dhënë ndihmë  koalicionit të kryesuar bnga Arabia Saudite, e cila lufton kundër kryengritësve shiitë Huti prej marsit të vitit 2015.

Konflikti në Jemen po zhvillohet ndërmjet koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite, e cila e mbështetë presidentin Abd Rab Mansur ak Hadi dhe kryengritësve Huti, të cilët mbështeten nga ana e Irnait.

Sipas të dhënave të Organizatës botërore të shëndetësisë, gjatë luftimeve, deri më tnai në Jemen janë vrarë mbi 7.400 persona, ndërsa pothuajse 40.000 janë të lënduar.

Exit mobile version