Site icon PORTALB

“Qyteti prej dëbore” në Kodrën e Diellit

"Qyteti prej dëborës"

"Qyteti prej dëborës"

Qendra kulturore  e fëmijëve “Karposh” -Shkup prej sot deri më 25 shkurt në Kodrën e Diellit do të organizojë manifestimin tradicional për fëmijë “Qyteti prej dëbore”. Prej 25 shkurtit do të organizohet edhe “Karvani -Kodra e Diellit 2017” – ekskursion njëfitor deri në Qytetin prej dëbore.

Ndërtuesit e Qytetit prej dëbore janë nxënësit  e shkollave fillore nga Shkupi, Gjevgjelia, Vinica dhe Tetova. Ata do të akomodohen në hotelin “Slavija” ELEM, me të cilin QKF “Karposh” bashkëpunon në organizimin e manifestimit.

Qyteti prej dëbore do të hapet për  vizitorët më 25 shkurt në orën 11 , ku do të paraqiten ndërtuesit e tij dhe drejtoresha e QFK “Karposh” Ruzha Gjorgjeska.

Exit mobile version