Site icon PORTALB

Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Rumani

Protesta - Rumani

Ilustrim

Disa mijëra rumunë edhe mbrëmë dolën në protesta në disa qytete në Rumani, me kërkesën për dorëheqje të Qeverisë, me çka do të mundësohet lirimi nga ndjekja e personave të dyshuar për korrupsion.

Rreth 2.000 persona u grumbulluan në ndërtesën e Qeverisë në Bukuresht edhe përkundër motit të ftohtë dhe shiut të rrëmbyeshëm, duke brohoritur “vjedhës” dhe “dorëheqje”.

“Qeveria e humbi të gjithë besimin. (Partia qeveritare Socialdemokrate fitoi  në zgjedhjet e dhjetorit) dhe  këtë nuk e kontestojmë, por ajo duhet që të gjejë njerëz të ndershëm që do të udhëheqin vendin, deklaroi një nga folësit në protestë.

Një tjetër porositi se ” duhet që të mbeten të vëmendshëm edhe t’i rekomandojnë autoriteteve se i ndjekin dhe se nuk do të lejojnë korrupsion.

Protestat janë organizuar edhe në qytetet e tjera rumune, ndërsa një nga më të mëdhatë mbahet në Kluzh, ku janë grumbulluar 3.000 persona.

Exit mobile version