Site icon PORTALB

Tifozët përleshen me grushta në qendër të Shkupit

Më shumë se 10 persona janë përfshirë në një sherr masiv pasditen e sotme në qendër të Shkupit.

Sipas medieve, mësohet se sherri ka ndodhur mes tifozëve të Vardarit dhe Shkupit në afërsi të T-Arenës.

Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar disa prej pjesmarrësve në sherr ndërsa disa të tjerë janë dërguar në spital,

Shkaku i sherrit masiv mësohet se ka qenë mes tifozëve të Vardarit dhe Shkupit, ekipe të cilët sot luajnë lojën para tribinave të zbrazura për faktin se Vardari po vuan dënimin nga federata e futbollit

Exit mobile version