Site icon PORTALB

Komunikacioni hekurudhor në Maqedoni në ndërprerje

Sipas informatave të Hekurudhave Serbe të Serbisë, një tren transportues në Leskovac kishte dalë nga binarët, me ç’rast ekipe punojnë në sanimin e gjendjes

Komunikacioni hekurudhor në Maqedoni prej dje është në ndërprerje sepse të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë-Transport kërkojnë pagesë të rrogës për janarin e vitit 2017.

Kryetari i Sindikatës së pavarur të makinistëve dhe punonjësve të hekurudhave Llatko Jovanovski paradite deklaroi se  në hekurudhat e Maqedonisë tërësisht në ndërprerje është qarkullimi i trenave transportues dhe udhëtues.

Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport Shkup dje ka informuar se të punësuave do t’ua paguajë menjëherë pjesën e dytë të pagës për dhjetorin e vitit 2016, ndërsa deri në fund të muajit do ta paguajë pagën e janarit të vitit 2017.

“Pjesa e dytë e dhjetorit është paguar, kërkojmë pagesë të pagës së janarit”, deklaroi sot Jovanovski duke shtuar se për grevën kanë përkrahje nga sindikatat tjera të hekurudhës

Exit mobile version