Një rrahje brutale mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmë në Qendrën Tregtare City Mall në Shkup.
Sipas TV24, incidenti ka ndodhur në tarracën në katin e dytë të kësaj qendre tregtare, kur ka ardhur deri tek rrahja e dy grupeve të të rinjve. Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar autorët. Ndërsa mësohet se disa prej tyre kanë përfunduar në spital, për shkak të plagëve. Megjitha qendra tregtare ka funksionuar pa probleme.