Site icon PORTALB

Mediat gjermane: A e meriton Ozili botërorin?

Ozilit i rrezikohet vendi në kombëtare

Ozilit i rrezikohet vendi në kombëtare

Mediat gjermane kanë ngritur dilemën nëse me të vërtetë Mesut Ozil e meriton ftesën për Kampionatin Botëror. Mediat kanë analizuar formën e yllit të Arsenalit duke ngritur shumë dilema nëse Ozil duhet të jetë pjesë e Gjermanisë në Brazil.

Mediat vlerësojnë se në pozitën e Ozil aktualisht janë katër lojtarë gjermanë që po luajnë më mirë se ai.
“Dilemë e madhe nëse Ozil duhet të jetë me Gjermaninë. Ai po kalon formë të dobët me Arsenalin dhe ky është momenti vendimtar për të treguar aftësitë e tij. Janë katër lojtarë që po luajnë më mirë se ai. Low duhet të mendoi thellë nëse Ozilit duhet ti sigurohet bileta për Brazil. Kemi nevojë për lojtarët që po luajnë mirë, dhe jo për lojtarët që kanë vetëm emër” thuhet në analizën e “Kicker”.

Exit mobile version