Site icon PORTALB

SHGM e përkrah grevën e gazetarëve të MPM-së

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e përkrah grevën e gazetarëve të tre gazetave të botuesit “Media Print Maqedoni” dhe fton menaxhmentin e kompanisë që menjëherë t’i plotësojë kërkesat e këshillit grevist për pagesën e pagave dhe honorarëve.

“Përkujtojmë pronarët e MPM se shkelja e të drejtave sociale të gazetarëve nuk është vetëm shkelje e të drejtave të tyre të punës, por edhe goditje e fortë ndaj lirisë së mediave. Ftojmë të gjithë gazetarët dhe median të përkrahë grevën e gazetarëve të Dnevnik, Utrinski Vesnik dhe Vest, për të ndërprerë praktikën që mediat të shërbejnë si mjete për realizimin e interesave të pronarëve të mediave dhe pushtetit. Interesat e tyre politike dhe ekonomike nuk guxojnë të përplasen mbi kurrizin e gazetarëve. SHGM përkrah fuqishëm përpjekjet e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik për gjetjen e zgjidhjes për pagimin e pagave dhe honorarëve të vonuara të gazetarëve dhe korrespodentëve”, thuhet në kumtesën e SHGM-së.

Exit mobile version