Site icon PORTALB

Teksti është i plotë kur e ka edhe palën e dytë

[Recension: (VIDEO) Drejtoresha Temellkova me forcë e pengoi inçizimin për borxhin e Konviktit të studentëve prej 70 mijë eurosh]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni ka problem me vërtetësinë. Nuk është konsultuar pala e dytë, e as nuk ka mbështetje për pohimin që bëhet në titull se “drejtoresha e njërit nga Konviktet shtetërore me forcë e pengoi inçizimin për borxhin e Konviktit të studentëve prej 70 mijë eurosh.” Burimet janë të njëanshme, dhe kjo nuk mjafton që lexuesit të fitojnë pasqyrë të plotë dhe të qartë për atë që është shkruar.

Linku deri te artikulli origjinal(VIDEO) Drejtoresha Temellkova me forcë e pengoi inçizimin për borxhin e Konviktit të studentëve prej 70 mijë eurosh

Data dhe koha e publikimit: 14.02.2017

Data e recensionit: 16.02.2017

Recensues: Аna Anastasovska

Daniel Paunovski nga Shkupi nuk mund ta kthejë borxhin prej mbi 70 mijë eurosh nga Konvikti shtetëror i studentëve, e tani madje i është ndaluar edhe hyrja që t’i kërkojë paratë. Drejtoresha e konviktit, Daniela Temellkova sot e lëshoi sigurimin për ekipin e А1оn, i cili e inçizonte Paunovskin, me arsyetimin se nuk guxon të inçizohet trotuari përpara konviktit, për shkak se kjo paska qenë pronë e tyre.

Artikulli përmban dy informata kyçe. E para është se Paunovski i lartëpërmendur nuk ka mundur ta kthejë borxhin prej mbi 70 mijë eurosh nga Konvikti shtetëror i studentëve në Shkup. Informata e dytë, e cila është potencuar edhe në titull është se drejtoresha e konviktit nuk ka lejuar që të inçizohet kronika dhe se e ka lëshuar sigurimin që ta përzë ekipin e gazetarëve.

Problemi në këtë produkt gazetaresk është se mungon pala e dytë në tregim, drejtoresha e konviktit, e nuk ka as dëshmi se ajo e ka ndaluar të inçizohet Paunovski.

Kur dikush akuzohet për diçka, është e rregullt dhe profesionale të kërkohet deklarata e tij. Nëse në këtë rast është kërkuar deklaratë nga njerëzit kompetentë të Konviktit studentor dhe nëse ata kanë refuzuar ta bëjnë këtë, atëherë kjo është dashur të shkruhet.

Pastaj, nëse është e saktë se drejtoresha ka qenë aty dhe i ka përzënë nga trotuari, pse atëherë nuk është shfrytëzuar rasti që të kërkohet deklaratë prej saj?  Pse kjo ngjarje nuk është inçizuar?

I transmetuar në këtë mënyrë, artikulli nuk është i plotë dhe i besueshëm. Burimet në të janë të njëanshme, që e vë në pikëpyetje vërtetësinë e asaj që është pohuar.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Exit mobile version