Site icon PORTALB

Flin e ka gënjyer FBI-në se nuk ka biseduar për sanksionet kundër Moskës me ambasadorin rus

Majkëll Flin

Majkëll Flin

Ish-këshilltari i presidentit të SHBA-së për siguri kombëtare, Majkëll Flin deklaroi muajin e kaluar para agjentëve të FBI-së se nuk ka biseduar për sanksionet antiruse me ambasadorin e Rusisë para marrjes së detyrës së presidentit aktual të SHBA-së Donlad Tramp, shkruan “Uashington post”, duke iu referuar ish-përfaqësuesve dhe atyre aktualë shtetërorë.

Atë që Flin ua ka thënë përfaqësuesve të FBI-së më 24 janar mund të sjellë deri në ngritje të akuzës, sepse dhënia e informacioneve të rreme deri te Byroja paraqet krim.

Çështja për atë nëse do të ngrihet hetim kundër Flin varet nga Ministria e Drejtësisë.

Zbulimi amerikan ka hasur bisedë midis Flin dhe ambasadorit rus, Sergej Kisljak pas zgjedhjes së Trampit, në të cilën të dy bisedojnë për sanksionet, shtoi “Uashington post”.

Exit mobile version