Site icon PORTALB

Përfaqësuesit e G20 bënë thirrje për bashkëpunim më të madh në zgjidhjen e konflikteve

Samiti G20

Përfaqësuesit e forcave udhëheqëse botërore, në takimin e G20 në Bon, bënë thirrje për bashkëpunim më të madh në zgjidhjen e konflikteve aktuale dhe parandalim të krizave të ardhshme.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Zigmar Gabriel pas takimit deklaroi se asnjë vend i caktuar vetë nuk mund t’i zgjidhë çështjet siç janë ndryshimet klimatike, terrorizmi dhe migrimet masive, transmetuan mediat amerikane.

“Kjo mund të bëhet vetëm përmes bashkëpunimit dhe transparencës, e jo me tërheqje në lëkurën personale kombëtare”, tha ai para gazetarëve në Bon.

Gabriel shtoi se të gjithë delegacionet e kanë mbështetur thirrjen e sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, për mbështetje të diplomacisë multilaterale.

Exit mobile version