Site icon PORTALB

Haradinaj: Qeveria e meriton të shkarkohet

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është e dëmshme të shkohet në zgjedhje pa e shkarkuar qeverinë aktuale.

“Kjo qeveri ka degraduar dhe i ka shkaktuar vetëm dëme vendit, prandaj meriton të shkarkohet dhe vetëm shkarkimi i saj na bën nder”, është shprehur Haradinaj në bashkëbisedimin e sotëm me qytetarë, që po mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Ai ka kërkuar nga LDK-ja dhe VV-ja që ta mbështesin mocionin për rrëzimin e qeverisë, pasi, sipas tij, është zgjidhja më e mirë për tejkalimin e situatës së rëndë në të cilën gjendet Kosova, raporton “Epoka e re”.

Haradinaj ka deklaruar se nuk është kundër shpërbërjes së Kuvendit, por ka bërë të qartë se ky institucion para se të shpërbëhet duhet ta shkarkojë qeverinë aktuale.

Exit mobile version