Site icon PORTALB

Anketë: Shumica e izraelitëve dhe palestinezëve e mbështesin modelin e dy shteteve

Ilustrim

Numri i izraelitëve dhe palestinezëve të cilët e mbështesin themelimin e shtetit të pavarur palestinez është ulur gjatë muajve të kaluar, por edhe mët ej shumica e njerëzve e preferojnë modelin e dy shteteve nga një i përbashkët.

Këto janë rezultate nga anketa izraelito-palestineze, të publikuara sot pasi që presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dhe kryeminsitri izraelit, benjamin Netanjahu gjatë takimit dje në Shtëpinë e Bardhë u distancuan nga modeli i dy shteteve, duke vlerësuar se ka pasur më shumë obsione për zgjidhjen e konfliktit prej disa dekadash.

Anketa tregon se 55 për qind e izraelitëve dhe 44 për qind e palestinezëve e mbështesin krijimin e Palestinës së pavarur, e cila do të jetonte në paqe dhe siguri së bashku me Izraelin. Në qershor të vitit të kaluar raporti ishte 59 ndaj 51 për qind.

megjithatë, vetëm 24 për qind e izraelitëve dhe një e treta e palestinezëve u deklaruan për një shtet dynacional.

me anketën, e cila është financuar nga Bashkimi Evropian janë përfshirë 1.200 persona nga të dy palët.

Exit mobile version