Site icon PORTALB

Gjendet një fotografi te vendi ku po gërmohet në Mitrovicë

Vendi ku gërmohet

Një fotografi është gjetur te vendi ku kanë filluar gërmimet në veriun e Urës së Ibrit, vend ku para luftës ishte e ndërtuar një xhami.

Ende nuk dihet nëse fotografia i takon ndonjë personi të zhdukur, apo ndonjë personi tjetër në atë pjesë, njofton Klan Kosova.

Në vendin ku po bëhen gërmime dyshohet se ishin futur dhjetëra shqiptarë, para se xhamia të digjej nga forcat serbe më 1999.

Më 2 maj të atij viti vendi ku ka qenë xhamia ishte rrafshuar me ekskavator.

Exit mobile version