Nëse nuk jeni e lumtur në lidhje, ja se çfarë ju ndodh

Ashtu si marrëdhënia që na bën të lumtur dhe të kënaqur, poashtu ajo ndonjëherë e ka edhe efektin e kundërt kur diçka nuk shkon siç duhet.

Nëse për momentin nuk ndjeheni e lumtur dhe nuk e dini përse ju vjen kjo, këto 7 shenja tregojnë se për palumturinë tuaj është fajtore dashuria.

1.Nuk ekziston më tërheqja seksuale

Pa marrë parasysh se a e pranoni këtë gjë ose jo, tërheqja seksuale është ajo e cila e bën një marrëdhënie më interesante. Vetëm fakti se jeni bashkë me partnerin tuaj disa vite, nuk do të thotë se është normale që kjo të zbehet. Po, ndoshta do të ndrohet forma dhe intenziteti, por nëse krejtësisht është zhdukur, atëherë jeni në lidhjen e gabuar.

2.Lidhja ju lodh

Pas vetëm një fundjave bashkë ndjeheni e lodhur nga tërë ato shpjegime, zënka, e pastaj pajtimeve. Është koha të përballeni me atë se partneri juaj është ai i cili e thith tërë energjinë tuaj, e jo përditshmëria e ngarkuar.

3.Shpesh doni ta shmangni

Keni shumë ngjarje dhe situata të cilat së pari do t’i kishit përjetuar me shoqet se sa me partnerin. Nëse kjo është realiteti juaj, është koha ta ndërprisni lidhjen.

4.Nuk kënaqeni në shoqërinë me partnerin

Kjo është e lidhur ngushtë me atë para kësaj. Ndoshta për momentin ju duket se të dalurit e mërzitshme nuk është edhe aq e tmerrshme, por nëse tani nuk kënaqeni në shoqërinë me të, çfarë do të bëni pas 10 viteve? Është shumë më e lehtë të përballeni me faktin se shoqëria me dikë nuk ju përfaqëson kënaqësi më.

5.Vazhdimisht jeni ju ajo që bëni gjithçka

Nga imtësirëat siç janë rregullimi i shtratit dhe i teshave, e deri tek vendimet të cilat duhet t’i merrni si çift. Pa dallim nga ajo se për çfarë bëhet fjalë, mos haroni se ju jeni bashkë, prandaj të gjitha problemet duhet të ndahen në dysh. Kjo është edhe një arsye përse vazhdimisht ndjeheni e lodhur dhe jo e lumtur.

6.Ndjeheni e rrobëruar

Nëse për sado pak çaste liria personale u cenohet ose ndjeni sikurse nuk keni hapësirë për të përparuar, ndërsa po prisni me pa durim, koha është ta bëni hapin e parë dhe të ndaheni.

7.Mendoni se sa mirë do të ishte po të ishit në lidhje me dikë tjetër

Edhe pse kjo mund t’ju tingëllojë si tradhëti, në fakt ajo që shkoni kundër ndjenjave tuaja është tradhëtia e vetes suaj. Dhe pikërisht kjo është arsyeja kryesore e palumturisë dhe pakënaqisës tuaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button