Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka prezantuar sot me një ceremoni shërbimin konsullor online, ku ka marr pjesë kryeministri Edi Rama, ministra të kabinetit qeveritar, si dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u shpreh se ofrimi i këtij shërbimi përmbush një nga objektivat e samitit të diasporës. Sipas tij, me anë të këtij shërbimi do të ulen edhe kostot e shërbimeve konsullore. “Unë besoj që duhet të kemi jo vetëm shërbime konsullore të përbashkëta, por edhe ambasada të përbashkëta (me Kosovën). Dua të theksoj se për ne mbetet sfida e sfidave që të sigurojmë pjesëmarrjen në procesin më të rëndësishëm që janë zgjedhjet e të gjithë qytetarëve që banojnë jashtë vendit.