Për shkak të grevës së bujqve grekë, vendkalimi kufitar Evzoni edhe më tej është i mbyllur për qarkullim. Vendkalimi Mexhitlia (Manastir) është i hapur për çfarëdo lloj të automjeteve, ndërsa Dojrani është i hapur vetëm për automjete të udhëtarëve, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të thata, përveç në vendet me hije.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.
Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes rrethrrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe komunikacioni po rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.
Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjet,pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit.