Site icon PORTALB

Sfilata shumëngjyrëshe e Mila Kadriut në Shkup (FOTO)

Sfilata që të lë pa frymë

Sfilata që të lë pa frymë

Në ambientin e mrekullueshëm të Horti Ekspert Garden Center, dizajnerja e njohur shqiptare Mila Kadriu prezentoi koleksionin e saj më të ri për sezonin pranverë-verë 2014.

Me anë të sfilatës së saj të fundit Mila edhe një herë dëshmoi se edhe tek ne mund të organizohen sfilata mode të rangut botëror. Prezentimi i kreacioneve të saja më të reja të gërshetuara me ambientin e mrekullueshëm në natyrë të hapur edhe më shumë ia shtuan bukurinë gjithë këtij organizimi, transmeton Milingona.

Kadriu i prezantoi 26 kreacionet e saja më të reja për sezonin pranverë-verë 2014, duke u fokusuar në qepjet më të sofistikuara, si dhe materialet natyrale. Kreacionet nga MCouture by Mila Kadriu, janë të punuara nga mëndafshi, dantella nga pambuku, dhe qepje të tjera me detaje të qendisura, ndërsa jepnin një notë solemniteti, galmuri, si dhe dukeshin shumë lehtë të mbajtshme dhe shumë elegante.

Inspirimi për këtë sfilatë ka lindur nga vet natyra dhe ambienti ku u prezentua kjo sfilatë mode ishte një ide e shkëlqyeshme e dizajneres Kadriu. Të pranishmit arritën plotësisht ta ndjenë këtë histori të cilën e kishte paramenduar dizajnerja. Ndërsa ju mund ta shijoni përmes fotografive më poshtë.

Kjo është një prej atyre sfilatave për të cilat do të flitet edhe për një kohë të gjatë dhe do të ketë çdo herë çfarë të shtohet për të. / Milingona.net

Exit mobile version