Site icon PORTALB

Kasami: Me ridefinimim Maqedonia mund të rikthehet rrugës së euro–integrimeve

Kasami - Timonier

Kasami - Timonier

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me një delegacion, i përbërë nga anëtarët e Kryesisë Qendrore, Arjanit Hoxha dhe Kastriot Rexhepi, ka realizuar një takim me Ambasadorin e Francës në Shkup, Christian Thimonier.

Në këtë takim është biseduar për realitetin e krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, me ç’rast janë shprehur qëndrimet e Lëvizjes BESA përkitazi me zhvillimet e fundit dhe kombinatorikat qeveritare, njofton kjo parti.

Me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë theksuar se platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së euro – integrimeve. BESA ka bërë të ditur se koha është që partitë politike të gjejnë forcat për të realizuar reformat që burojnë nga raporti i Pribes, dhe të gjitha ndryshimet e nevojshme që shkojnë në të mirë të qytetarëve. Të dyja palët janë dakorduar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen, njofton kjo parti.

Exit mobile version