Site icon PORTALB

Të akuzuarit për sulmin ndaj aeroportit “Ataturk” mund të dënohen me 3.300 vite burg

Turqi

Flamuri turk

Të akuzuarit për sulmin e 28 qershorit të vitit 2016 ndaj aeroportit të Stambollit “Ataturk” mund të dënohen me mbi 3.300 vite burg, lajmëroi agjencia turke e lajmeve Anadolia.

Aktvendim të tillë kërkon Prokuroria, e cila e përfundoi aktin prokurorial. Gjatë sulmit jetën e humbën 45 njerëz dhe mbi 200 u lënduan.

Të akuzuar janë 45 persona prej të cilëve 41 janë në paraburgim. Akti prokurorial përmban mbi 257 faqe.

Prokuroria për numrin më të madh të të akuzuarve kërkon nga 46 aktvendime me burg të rëndë të përjetshëm. Ata ngarkohen për “tentim për ndryshim të rendit kushtetues”, “vrasje me paramendim”, “krijim dhe anëtarësim në organizatë terroriste” dhe dëmtim të pronës private dhe shtetërore.

Sipas ligjit penal të Turqisë, për vepra të tilla janë paraparë dënime me burg prej 2.131 deri 3.342 vite burg.

Exit mobile version