Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e vizitoi Demir Kapinë, ku, me rastin e shënimit të festës ortodokse Shën Trifuni, ka marrë pjesë në kremtimin tradicional dhe krasitjen simbolike të hardhisë.
Duke mbajtur fjalim para të pranishmëve dhe duke e uruar festën fetare Shën Trifun, presidenti Ivanov vreshtarëve dhe bodrumeve të verës u dëshiroi një vit të mbarë.
Kryetari i komunës së Demir Kapisë, Trajçe Dimitriev theksoi se interesi për manifestimin me të cilin shënohet festa Shën Trifun vazhdimisht rritet.
Pra të pranishmëve në kremtim me rastin e festës Shën Trifun mbajti fjalim edhe euroambasadori Samuel Zhbogar.
Në kremtimin në Demir Kapi ka marrë pjesë edhe ambasadorja e Kinës në Maqedoni, Jin Liksijan.