Site icon PORTALB

Popullsia e Shqipërisë rritet për herë të parë që nga viti 2001

Tiranë Tirana

Shqipëri, Tiranë

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2017, rezultoi 2.88 milionë duke u rritur për herë të parë që nga viti 2001, sipas të dhënave të publikuar sot nga Instituti i Statistikave i Shqipërisë (INSTAT), transmeton Anadolu Agency (AA).

Krahasuar me një vit më parë popullsia u rrit me 1 mijë banorë. Sipas INSTAT më 1 janar 2017, popullsia banuese e Shqipërisë përllogaritet 2.876.591 banorë, krahasuar me 2.875.592 që ishte më 1 janar 2016.

“Gjatë vitit 2016, kanë lindur rreth 32 mijë foshnje, ndërsa kanë vdekur rreth 21 mijë persona. Nga ana tjetër, migracioni neto ka pësuar një rritje në krahasim me vitin e mëparshëm edhe pse vazhdon të mbetet negativ. Për herë të parë pas vitit 2001, shtesa natyrore tejkaloi migracionin neto, duke rezultuar në një rritje të lehtë të numrit të popullsisë banuese më 1 janar 2017”, theksohet në raportin e Institutit të Statistikave të publikuar të hënën.

Sipas raportit, Tirana zë rreth 30 përqind të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, duke u ndjekur më pas nga Fieri 11 përqind, Durrësi 10 përqind dhe Elbasani 10 përqind.

Exit mobile version