Grupi xhihadist Shteti Islamik për herë të parë ka përdorur tanke për depërtim nga Irani drejt kufirit me Sirinë, kumtoi komanda e milicisë shiite.
“Mbrëmë vonë luftëtarë të SHI-së tentuan të depërtojnë drejt kufirit me Sirinë në vendet e banuara Tallava, Ajn al Husan dhe Ash Sharaija. Ekstremistët për herë të parë kanë përdorur tanke kundër autoblindave të milicisë irakiane, thuhet në kumtesën e komandës shiite.
Sulmi i SHI-së u pengua dhe nuk konfirmohet me sa tanke kanë disponuar xhihadistët.
Në tentimin për depërtim kanë marrë pjesë rreth 200 luftëtarë të SHI-së, ndërsa të paktën 50 prej tyre janë vrarë.