Iniciativa “Të gjithë kundër EVN” ka paralajmëruar protestë në Shkup më 24 shkurt (e premte), e cila fillon në lagjen “Çairqanja”. Kërkojnë që t’ju bashkëngjiten banorët e Çairit, Shuto Orizares, Seravës, Gazi Babës, Dizhonit, Fushë Tophanes, Vizbegut, si dhe të gjitha vendet tjera në Shkup, njofton Portalb.mk.
Këto janë kërkesat e qytetarëve:
1. Orëmatësi duhet të jetë falas;
2. Të falen borxhet krejt;
3. Kyçja e rrymës të bëhet pa pagesë të konsumatorit;
4. Gjuha shqipe natyrisht se është prioritet, gjithçka nga EVN të shkruhet edhe shqip;
5. Të hiqet nga fatura e EVN 33%;
6. Të ulet çmimi i rrymës sipas standardit në Maqedoni;
7. Trafo stacionet e reja EVN i paguan, jo konsumatori;
8. Rasteve sociale të ju gjendet zgjidhja në bashkëpunim me komunën dhe shtetin;
9. Orëmatësit në rrugë dhe shtylla nuk janë zgjidhje sepse konsumatori nuk e dinë sa ka harxhuar kë, manipulimet janë të mundshme;
10. Të rregullohet rrjeti me standarde Evropiane, dhe rryma (tensioni) të jetë 230 volt +- 5;
11. Manipuluesit në EVN të përjashtohen nga puna dhe të ndëshkohen, kurse pasuria të ju konfiskohet. Fjala është për ata që kanë kërkuar mijëra euro për shërbim i cili është dashur të kryhet falas;
12. Çmimet paushall janë të pa pranueshme përfundimisht;
13. Data e futurës të rregullohet prej fillimit të muajit pra prej 01 deri në fund të muajit;
14. Duam fatura si në Evropë e jo si që ju teket juve dhe Orëmatësi të kontrollohet bashkë me punëtorin e EVN-ës dhe konsumatorin dhe
15. Punëtori i EVN-ës është i obliguar konsumatorit t’i tregon çdo fund të muajit sa ka harxhuar.