Site icon PORTALB

Abdurahimi u zyrtarizua te Shkëndija

Besart Abdurahimi

Besart Abdurahimi

Shkëndija zyrtarizon sulmuesin e krahut Besart Abdurahimi. 26 vjeçari ka ndërprerë kontratën me Lokerenin e Belgjikës dhe firmos me ‘kuqezinjtë’ për 1 vit e gjysmë. Futbollisti në prezantim me fanellën ‘kuqezi’ nuk ka fshehur kënaqësinë që vjen të luajë për herë të parë në vendin e origjinës së prindërve të tij.

“Shumë jam i kënaqur që jam pjesë e Shkëndijës, shpresoj të kem suksese me ekipin tim të ri dhe jam shumë i lumtur të jem këtu. Shkëndijën e kam ndjekur gjithonë, e dij se është klub simbol i shqiptarëve dhe realisht nuk e kam menduar se një ditë do te jem pjesë e Shkëndijës. Mirëpo ja sot erdhi kjo ditë dhe unë jam shumë i lumtur dhe mezi pres të luaj për ekipin e ri. Për të ardhur këtu më kanë bindur planet edhe projketi serioz i klubit dhe jam i bindur se do të arrijmë të realizojmë objektivat. Kemi kualitet të madh në skuadër dhe unë besoj të adaptohem shpejt pasi ka disa futbollistë me të cilët kam luajtur në përfaqësuese, si Ferhan Hasani, Ardian Cuculi, Armend Alimi, Artim Pollozhani dhe mos haroj ndonjërin të përmendi, të cilët do të më ndihmojnë të adaptohem. E dij se Shkëndija ka tifozeri të zjartë dhe unë u premtoj se do të jap maksimumin për tu gëzuar bashkë në fund të sezonit”, u shpreh Besart Abdurahimi në prezantimin e tij si futbollist i Shkëndijës.

Abdurahimi ka lindur në Zagreb ku ka filluar të merret me futboll, ndërsa ka luajtur për gjithë grupmoshat e përfaqësueses së Kroacisë, para se në vitin 2014 të ndrojë pasaportën sportive duke regjistruar 12-të paraqitje për Maqedoninë.

Besart Abdurahimi bëhet përforcimi i katërt i Shkëndijës në këtë merkato, pasi paraprakisht ekipit i’u bashkuan Dino Medjedoviç, Jure Çollak dhe Ivan Çelikoviç.

Exit mobile version