Todorov premton tendera me vlerë 33 milionë euro për spitalet duke filluar nga Tetova
Elida Zylbeari
Ministria e Shëndetësisë ka filluar ciklin e madh për pasjisje të reja dhe bashkëkohore për institucionet publike shëndetësore në Maqedoni.
Me projektin me vlerë 33 milionë euro, do të blihen pajisje për mbi 10 institucione publike shëndetësore në gjithë vendin. Këtë sot e deklaroi në një konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
Ai tha se ky cikël do të fillojë me tenderin për pajisjen e re medicinale për Spitalin Klinik në Tetovë.
“Tenderi është me vlerë dy milionë euro dhe me atë do të sigurohen mbi 1,200 pajisje medicinale, të cilat duhet të vendosen në funksion që seriozisht të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve shëndetësore”, deklaroi Todorov.
Ai tha se Spitali Klinik në Tetovë është një nga institucionet shëndetësore publike më të rëndësishme në vend, pasi ju shërben më shumë se 200 mijë qytetarëve dhe jo vetëm në Tetovë, por edhe në komunat për rreth, tearcë, Jegunovcë, Bogovinë.