Site icon PORTALB

ISIS masakron 13 civilë në Irak të cilët janë përpjekur të ikin

ISIS - ilustrim

Organizata terroriste ISIS ka vrarë 13 civilë të cilët janë përpjekur të ikin nga rajoni Havixhe në Kerkuk të Irakut, që është nën kontrollin e organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).

Hamid el-Ubejdi, kapiten në ushtrinë e Irakut, ka deklaruar për gazetarin e AA se ISIS ka ekzekutuar 13 civilë duke i vrarë ato me armë zjarri.

“ISIS kërcënohet se do të vrasë çdo njërin që përpiqet të ikë nga Havixhe e cila ndodhet në jug të qytetit Kerkuk, pa dallim nëse janë pleqë, gra apo fëmijë”, tha Ubejdi.

Supozohet se të ekzekutuarit janë nga 385 personat të cilët në tentativën e tyre për të ikur nga Havixhe, janë zënë në fshatin Zibet javën e kaluar nga militantët e ISIS-it.

Exit mobile version