Ai gjithashtu theksoi se afrimi në mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Serbisë, përbën një hap tepër të guximshëm për çka Lampe foli në aspektin pozitiv, kurse Bosnjën, Kosovën dhe Maqedoninë, profesori dhe njohësi i mirë i rrethanave të Ballkanit, i vendos në një grup ku kanë shumë probleme dhe një rrugë më të rëndë drejt Bashkimit Evropian.
Serbia do ta ketë shumë të rëndë njohjen e Kosovës, kurse Maqedonia njohjen e saj nga ana e Greqisë, që është një problem rrënjësor, tha mes të tjerave profesor John Lampe në qendrën Uilson në Uashington gjatë një debati me temë “Të rejat e Ballkanit”.