Kur drejtësia funksionon: konfiskohet ndërtesa e ish ministres së Naftës me vlerë 35.2 milionë euro

Autoritetet nigeriane kanë konfiskuar ndërtesën me vlerë 37.5 milionë dollarë (35.2 milionë euro), në pronësi të ish-ministres së Naftës, Diezani Alison-Madueke, e cila është nën hetime nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni për Krime Ekonomike dhe Financiare të Nigerisë, përmes një deklarate të shtunën thekson se ministrja ka marrë pronën në vitin 2011 dhe 2012, kur ajo ishte në qeveri.

“Ndërtesa 3, e bllokut B, është një banesë pesëmbëdhjetë katëshe e cila përbëhet nga 18 apartamente dhe gjashtë apartamente nën çati. Ish-ministrja pretendohet se patundshmërinë e ka blerë në mes të vitit 2011 dhe 2012 me një kosto totale prej 37.5 milionë dollarë amerikanë nga kompania e ndërtimit YF Construction Development and Real Estate”, thonë nga Komisioni.

Më tej shtohet se ministrja ndërtesën e ka marrë nën emrin Rusimpex Limited, e cila është nën kontrolloin e Afamefun Nwokedi nga zyra e avokatit Stillwaters.

Alison-Madueke ishte ministre në qeverinë e Goodluck Jonathan, regjimi i të cilit tani është nën hetime intensive nga administrata e presidentit Muhammadu Buhari

Ministrja aktualisht ndodhet për shërim në një spital në Londër, por është nën hetime. Muajin e kaluar ka pranuar se ka bërë gabime derisa punonte në qeveri, por ka mohuar vjedhjen e mjeteve publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button