Site icon PORTALB

Ndërtimi i autostradës së re Kërçovë – Ohër, premtim i kahmotshëm, mbetet ende në fazë fillestare

Komunikacioni Kercove - Oher

Komunikacioni Kercove - Oher

Ri-premtimi i projekteve të ngjashme vite me radhë nga ana e autoriteteve qeverisëse të Maqedonisë nuk ka të ndalur. Projekti për ndërtimin e autostradës së re Kërçovë – Ohër edhe pse filloi në vitin 2014, nuk arrin të marrë të mbarën, ende mbetet në fazën fillestare, shkruan Vërtetmatësi, transmeton Portalb.mk.

Më poshtë mund të lexoni kronologjinë e premtimeve për këtë projekt dhe çfarë është bërë deri më tani.

Punimet për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër kanë nisur më 22.02.2014

“Sot jemi dëshmitarë të realizimit të një projekti madhor respektivisht të fillimit të ndërtimit të autostradës e cila do të lidh Kërçovën, Strugën dhe Ohrin,  me një arterie moderne rrugore. Pres që pas 4 vitesh sa do të zgjatë ndërtimi i kësaj autostrade si dhe hapja e zonave të lira ekonomike në këtë pjesë të vendit të hapen shumë mundësi të reja dhe horizonte të reja të prosperitetit ekonomik  të qytetarëve  të kësaj pjese të Republikës së Maqedonisë”. (burimi: Alsat-M, 22.02.2014)

Punët nuk u zhvilluan me intensitet të duhur. Deri në vitin 2016, kishin përfunduar vetëm 35% e punëve të planifikuara. (burimi: Flaka, 20.06.2016)

Së fundi, projekti u ri-premtua edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 dhjetorit 2016.

Foto1. Pjesë nga Platforma Zgjedhore e BDI-së, 2016-2020 

Exit mobile version