Site icon PORTALB

Shenjat se ai po bën një jetë të dyfishtë, ju jeni e dashura numer 2

Paranoja e meshkujve i çon femrat drejt tradhtisë

Keni dyshimin se partneri juaj ka një jetë të dyfishtë? Mbase është një alarm fals, por nëse nuk dëshironi të keni dyshime bëni kujdes këtyre sinjaleve. Partneri juaj vjen shumë vonë në shtëpi ose përpiqet të gjejë momentin e lirë për të dalë papritur dhe në këto situata nuk ju shpjegon arsyet e këtyre sjelljeve që në pamje të parë duken të pa logjikshme. Shpesh ka vështrimin e humbur, është fizikisht pranë jush por mendja e tij është diku tjetër. Edhe në intimitet diçka ka ndyrshuar, disa vëmendje nuk janë më dhe ndonjëherë ju duket sikur keni përpara një person tjetër nga ai që jeni dashuruar.

Pamja e tij fizike

Partneri juaj i dedikon shumë kohë pamjes fizike. Ka rinovuar garderobën e tij, ka ndryshuar modelin e flokëve, ka blerë parfume të kushtueshme që dikur nuk i kishte domosdoshmëri. Shihet vazhdimisht në pasqyrë dhe kur del papritur pa ju thënë gjë përse është veshur në mënyrë perfekte, mban aromë të mirë dhe duket si një adoleshent në dashurinë e parë.

Teknologjia ju vjen në ndihmë

Partneri juaj nuk u përgjigjet telefonatave tuaja apo shkon në tualet bashkë me telefonin duke ju thënë se duhet të telefonojë një koleg pune. Kalon mbrëmjen në kompjuter dhe kur ju futeni në dhomë fik monitorin. Celulari dhe kompjuteri i partnerit tuaj mund të ruajnë surpriza të hidhura, kështu që shpalosni vlerat tuaja prej investigatore sepse mund të ketë harruar pa fshirë një ndër mail-at e fundit apo mesazhet. Hidhni një sy edhe lëvizjeve të kartave të tij kreditore nëse ka blerë ndonjë blerje në argjendari, në një dyqan intimesh apo nëse frekuenton restorante për mbrëmje romantike.

 

Exit mobile version