Site icon PORTALB

Kryeministrja polake lëndohet lehtë gjatë një aksidenti rrugor

Beata Szydlo

Beata Szydlo

Kryeministrja polake, Beata Szydlo, është në gjendje stabile dhe mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj, meqë “nuk ka pasoja serioze”, pasi automjeti që ajo udhëtonte u aksidentua, deklaroi të shtunën zëdhënësi i Qeverisë së Polonisë, transmeton Anadoolu Agency (AA).

Zëdhënësi Rafal Bochenek deklaroi se kryeministrja i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe se një kohë do të kalojë në spitalin qeveritar në Varshavë, ku është vendosur me kërkesë të saj.

Ai nuk mund të konfirmonte nëse Szydlo ka marrë pjesë në seancën qeveritare të martën.

Mjeku Andrzej Jakubowski i cili i pari kontrolloi kryeministren pas aksidentit të premten në mbrëmje, tha se ajo ka pësuar lëndime të vogla.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00 të premten në jug të Oswiecim, qyteti i lindjes së kryeministres.

Automobili i saj ka qenë në kolonë kur drejt tij erdhi një automobil tjetër, ku më pas automjeti i kryeministres goditi një pemë. Dy prestarët e sigurimit të Szydlo dhe shoferi po ashtu janë në spital.

 

Exit mobile version