Site icon PORTALB

Shmanget tragjedia, futbollisti i shpëton jetën kundërshtarit (VIDEO)

Tragjedia e shmangur në futboll

Tragjedia e shmangur në futboll

Shpëton për mrekulli futbollisti, jeta e të cilit u var në fije të perit dje në një stadium ukrainas.

Incidenti traumatizues ndodhi gjatë takimit mes Dynamo Kiev dhe Dnipro Dnipropetrovsk, pikërisht në minutën e 22-të.

Në dyluftim në ajër për të kapur topin, Oleh Husev u përplas fort me gju në kokë nga portieri i skuadrës kundërshtare, duke u përplasur pa ndjenja mbi tapetin e gjelbër të “Dnipro Arena”.

Mesfushori 30-vjeçar i Dynamos ndaloi së marri frymë për shkak të gjuhës që i ishte futur brenda dhe menjëherë në veprim hidhet Jaba Kankava i ekipit të Dnipros, i cili me gjakftohtësi vepron pa pritur ndërhyrjen e ndihmës së shpejtë.

Pak sekonda dhe të gjithë në stadium mbajtën frymën. Kankava ia del, me ndërhyrjen e tij Husev nisi të marrë sërish frymë dhe çohet fatmirësisht në këmbë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Incidente të tilla janë relativisht të rralla në futboll, por mund të rezultojnë me pasoja fatale për jetën.

Exit mobile version