Site icon PORTALB

VMRO-DPMNE: PSP në vend që të ndjek krimin, zbaton porosi të Zaevit

Selia e VMRO-DPMNE-SË

Selia e VMRO-DPMNE-së

VMRO-DPMNE në një kumtesë me shkrim deri te mediat thekson se “në vend që ta ndjek krimin, Prokuroria Speciale Publike e mbron dhe abolon kriminelin Zoran Zaev dhe me përulje i zbaton porositë e tij”.

“Katica Janeva e dha dëshminë kryesore se revolucioni i paguar për gjoja mbështetjen e saj, ka qenë në të vërtetë revolucion i paguar në regji të Soros/LSDM që të shpëtojnë nga ndjekjet penale Zoran Zaevin, Verushevskin dhe anëtarët tjerë të organizatës së tyre kriminele. PSP para tërë opinionit edhe njëherë dëshmoi se është  makinë e thjeshtë e LSDM-së. Katica Janeva, edhe një herë konfirmoi se nuk është speciale, por prokurore selektive publike, e cila me përulje luan siç thotë krimineli i aboluar Zaev” thuhet në kumtesë.

Janeva, sipas VMRO-DPMNE, “bën spektakle mediale në raste pa mbulesë, vetëm që t’i përmbush nevojat për propagandën nga fabrikat për afera të LSDM-së”

Exit mobile version