Site icon PORTALB

Kujdes mos flini pa e pastruar grimin

Epo pranojeni, një herë apo më shumë, të gjithëve u ka ndodhur.

Në të vërtetë, sikur të ishit pak më të kthjellët kur e keni pyetur veten as që mund ta imagjinonit se sa probleme mund të sjellë grimi, gjatë natës, në fytyrë, transmeton 21Media.
Përveç grimit, në fund të ditës, në fytyrë, akumulohen bakteret e pluhurat që ndotin lëkurën. Gjithë papastërtitë që mblidhen në epidermë, bëjnë të mundur krijimin e puçrave por mbi të gjitha, nuk lejojnë fytyrën të marrë ‘frymë’.

Nëse është e pastër, gjatë natës, lëkura ka mundësi të ‘rimëkëmbet’ dhe të përthithë vlerat e kremit të natës por, nëse nuk e pastroni, gjithçka do t’ju kthehet kundër. Rrudhat, do të jenë një tjetër shenjë e dukshme e papastërtive.

Exit mobile version