Site icon PORTALB

Përfundon blerja e duhanit në Maqedoni

Duhani

Duhani

Deri më tani janë marrë rreth 21.000 tonë me çmim mesatar prej 196 denarë për një kilogram, informon Unioni i shoqatave të duhanit të Maqedonisë, përcjellë Agjencia e Lajmeve Flaka.

Kryetari i Unionit Danço Mileski kumtoi se mbesin të merren edhe jo të plota 1.000 tonë duhan. Nga e hëna do të mbyllen pikat, por do të mbesin peshoret në funksion te çdo blerës. “Blerësit në mënyrë ligjore janë të obliguar deri në fund të fushatës blerëse ­ 15 mars të kenë të hapura peshore për blerje të duhanit, Kështu do të jetë edhe sivjet, edhe pse kryesisht pikat do të fillojnë të mbyllen”, sqaroi Millevski.

Exit mobile version