Eurozona duhet të mbetet blloku i vetëm dhe për këtë vendet e saj anëtare duhet t’i zbatojnë obligimet e përbashkëta, deklaroi mbrëmë kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Sipas meje nuk ekziston çështje për dy shpejtësi në eurozonë. Eurozona duhet të mbetet e vetme”, theksoi Merkel.
Sipas saj, për sigurimin e unitetit të tillë të Eurozonës, vendet e saj anëtare duhet ta zbatojnë tërë atë që e dakordojnë.
Deklarata e Merkelit vijoi prejse të mërkurën ministri gjerman i Financave Uolfgang Shojble deklaroi se Greqia do të duhet ta braktisë Eurozonën, nëse nuk i zbaton obligimet që i ndërmori me pakon e masave të dakorduara për ndihmë të vendit.
“Presioni ndaj Greqisë për zbatimin e reformave duhet të vazhdojë, me qëllim që vendi të bëhet konkurrues. Në të kundërtën shteti nuk do të mund të mbetet në zonën e valutës së përbashkët evropiane”, deklaroi Shojble për televizionin gjerman ARD.