Ushtria e NATO-s në Afganistan ka nevojë edhe për disa mijë ushtarë për ta përmbushur detyrën e vet për mbështetje të forcave afgane, deklaroi komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan, gjenerali amerikan, Xhon Nikollson.
“Në misionin për trajnim dhe këshillim për luftimet kundër talebanëve afganë na mungojnë edhe disa mijë ushtarë”, deklaroi Nikollson para Senatit të SHBA-së.
Për momentin në Afganistan ka rreth 13.300 ushtarë të NATO-s, prej të cilëve rreth 8.400 janë amerikanë.
Nikollson shtoi se po e shqyrton mungesën e ushtrisë në Afganistan me eprorët e tij, përfshirë edhe me sekretarin e ri amerikan të Mbrojtjes, Xhejms Matis.
“Tema do të shqyrtohet në takimin e ardhshëm ministror të NATO-s në bruksel nga mesi i shkurtit”, shtoi Nikollson.
Sipas Nikollson. mund të kërkohet si nga SHBA-ja, ashtu edhe nga anëtaret e tjera të NATO-s të sigurijnë mbështetje ushtarake.
Nikollson gjithashtu shprehi shqetësim për rolin e Rusisë, Irnait dhe Pakistanit në Afganistam.
“Ndikimi i tyre “vazhdon t’u japë legjitimitet dhe mbështetje talebanëve dhe t’i dobësojë përpjekjet afgane për krijim të një Afganistani stabil”, theksoi komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan.