Kapet trafikanti shqiptar me 1 milion euro në makinë

Policia italiane ka arritur të finalizojë me sukses një operacion anti-drogë, duke bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e rreth 6 kg kokainë e pastër.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, është vënë në pranga një 41-vjeçar shqiptar me iniciale D.E.M., i cili është dërguar në burgun e Civitavecchias në Romë.

Sipas mediave italiane, droga u zbulua gjatë një kontrolli në automjetin tip “Opel Astra”, në një vend të bërë enkas nën tapiceri. Nga kontrolli i ushtruar, u zbuluan 5 pako me një peshë të përgjithshme prej 6 kg.

Sipas ekspertëve, nëse droga do të hidhej në treg do të kapte një shifër prej 1 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button