Komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe Komisioni Evropian janë këtu për ta ndihmuar vendin për dalje nga kriza si dhe sa më shpejtë të krijohet Qeveria e re. Kështu ka deklaruar Sekretari Gjeneral i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, pas takimit me Komisarin Han, njofton Portalb.mk.
“Kjo është ajo që në pika të shkurtër e kemi biseduar në takimin tonë. Nuk duan të na përzihen në punët e brendshme, por duan të na ndihmojnë që të dalim nga kjo krizë politike, ekonomike dhe institucionale.”, deklaroi Gashi.
Ai tha se Han i ka inkurajuar që të intensifikohen komunikimet ndërpartiake me qëllim të formimit të Qeverisë.
Momentalisht vazhdon takimi i komisarit Han, me përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët. Ndërkaq më pas vijojnë takimet me përfaqësues të PDSH-së, BDI-së, LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.
LEXO: Edhe Ziadin Sela komenton si kaloi takimi me Johanes Hanin
LEXO: Han: Qeveria duhet të formohet sa më shpejtë
LEXO: Ja çfarë thotë Menduh Thaçi pas takimit me Johanes Han (VIDEO)